top of page
gssb_297706.webp

About Us

_DSC9631.JPG

“Fortuna Mat” kompani e prodhimit të veshjeve

“Made in Albania”

tailoring-items-arrangement-still-life.jpg

Kompania jonë është e specializuar në : projektimin, prodhimin dhe shpërndarjen
e një game të gjerë shërbimesh: këmisha dhe pantallona, për meshkuj, femra dhe fëmijë , fustane për gra dhe vajza , si dhe kostume sportive për të gjitha moshat.

Më shumë rreth nesh:

Kompania jonë është drejtuar dhe udhëhequr me përkushtim nga stafi i saj dhe një eksperiencë 25 vjecare, të lidhur fort me territorin shqiptar, import - eksport të rregullt e korrekt me italine dhe Europën.
Me një menaxhim të sofistikuar dhe marrëdhënie cilesore me furnitorët dhe klientët tanë, kemi arritur të krijojmë partneritete dhe bashkëpunime në mbarë botën.

Kompania jonë u themelua në vitin 2004.
Lindi nga një ide, dëshire e mirë dhe vullneti i pakushtëzuar për të ushtruar me mjeshtëri maksimale këtë profesion ne prodhimin e veshjeve. Brenda vitit 2005 ne si kompani arritem te krijonin nje stukture te forte e cila u zgjerua me
eksportet e para jashtë vendit ,ku cilesia dhe korrektesia jone maksimale beri te mundur qe te perforcohet cdo here e me shume maredhenia nderkombetare midis klienteve dhe partnereve tane italian.

WhatsApp_Image_2023-10-11_at_23.12.20-removebg-preview.png

Vlerat e kompanisë  Fortuna Mat

Fortuna Mat beson fort në vlerat që e kanë karakterizuar që nga themelimi i saj. Në aktivitetin prodhues, kompania ruan korrektësinë dhe respektin e standardeve më të larta të cilësisë, në përputhje me rregullat kombëtare dhe ndërkombëtare,
duke i dhene rëndësi te vecante etikës së punës dhe respektimit të mjedisit.
Kjo arritje ka bere te mundur që Fortuna Mat të rritet me kalimin e viteve dhe të jetë tani një partner i grupeve kryesore ndërkombëtare në sektorin e modës. Vlerën e shtuar kryesore e japin bashkëpunëtorët me të cilët kompania ndan
sukseset e arritura gjatë 25 viteve të veprimtarisë se saj, në të cilat profesionalizmi dhe cilësia e tyre është njohur dhe vleresuar maksimalisht. Partneritetet dhe bashkëpunimet me kompani serioze ne itali datojnë që në fillim të viteve 2004, ne te cilen Kompania jone u ofron nje cikel komplet te prodhimit. Konkretisht ne : modelizem, prodhim dhe logjistike duke mare ne kosiderate punen voluminoze te klienteve tane italian dhe sherbimet e kerkuara nga ana e tyre.
Pikërisht në këto vite u hodhën themelet e Fortuna Mat për një ndërkombëtarizim shumë me të gjerë te sherbimit tone ndaj klienteve te cilet edhe sot vazhdojne ta shikojne kompaninë tone si protagoniste në zhvillimin dhe tregtimin e produkteve
tona. Analiza e thelluar e studimit te tregjeve italiane dhe europiane, konsulenca ,modelimi, prodhimi dhe eksportimi i produkteve te klienti final rrit akoma me shume besueshmerine e produkteve qe Fortuna Mat prodhon.

Logjistika e integruar

​Një staf i trajnuar nga ana jone eshte ne gjendje të ndjekë ne menyre te perpikte
cdo kerkese tuajen duke u kujdesur për çdo sherbim doganor dhe administrativ.

Prodhimi & Cilësia

Fortuna Mat kontrollon të gjitha fazat e prodhimit me shumë vëmendje: duke përfshirë të gjitha fazat nga dizajni i modelit, prerja, qepja, qëndisja, mbishkrimet dhe personalizimet e kërkuara nga klienti, hekurosja dhe paketimi.
Faza e kontrollit të cilësisë kujdeset për çdo detaj, deri në dorëzimin e tij tek klienti përfundimtar.

Fleksibiliteti i prodhimit

Fabrika e produkteve qe ne prodhojme ka vleresuar gjithmonë punën e teknikëve
dhe specialisteve tona makiniste, të cilët janë në gjendje të menaxhojnë ne menyre
perfekte prodhimin në grupe të vogla apo të mëdha në përputhje me cilesine, çmimin e synuar dhe kohën e kërkuar.

Lëndë e parë

Pëlhurat e përdorura për prodhimin e produkteve janë përzgjedhur me kujdes në
bashkëpunim me klientet tane me synimin për të garantuar produkte unike, me
cilësi të lartë në kushtet më konkurruese ne treg.

Menaxhimi i magazinës

Struktura e kompanise Fortuna Mat mbulon një sipërfaqe prej 2000 m2 e cila i
lejon asaj të menaxhojë nevojat e logjistikës gjë që kërkon gjithnjë e më shumë
shpejtësi dhe efektivitet të madh. Magazina jone eshte e mire organizuar ne
mirembajtjen e lendeve te para ,aksesoreve te qepjes dhe aksesoreve te paketimit.

Produktet

Angazhimi i kompanisë Fortuna Mat synon kërkime të vazhdueshme në trajtime të
sofistikuara dhe inovative të veshjeve, për të arritur tendencat e modës.Fortuna Mat ka menaxhuar me korrektesi maksimale marrëdhëniet me furnitorët dhe
klientët,gje qe ka bere te mundur partneritete dhe bashkëpunime në mbarë botën.

​Zhvillime te metejshme

Fortuna Mat qe prej vitit 2022 po merret dhe me projekte te reja me brendimin e
markes se saj Fortuna Mat dhe linjen e re te prodhimit te pulovrave dhe te
kostumeve sportive te loguar me brendin e saj .

Contact Us Now !

MB Fortuna Company shpk

Pjeter Budi , Burrel

Mat / Albania

8001

 fortunamat@hotmail.co.uk

 

Mirela Brahasani CEO

+355 69 60 85 458

​

​

bottom of page